Monika Kryemadhi prezanton kandidatin për deputet Sokol Skura në Librazhd

Politike

Në vazhdim të prezantimit, të kandidatit për deputet Sokol Skura në Librazhd Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se angazhimet e LSI, kanë të bëjnë me të ardhmen tonë, të vendit tonë dhe të njerëzve tanë.

May be an image of 3 people, including Sokol Skura, people standing dhe E brendshme

“Në fakt sot ne këtu nuk na bashkojnë idetë dhe bindjet politike. Sot ne na bashkojnë disa gjëra shumë më të rëndësishme. Na bashkon kushti kryesor për të shpëtuar vendin tonë. Ne duam të shpëtojmë Shqipërinë, ju doni të shpëtoni Librazhdin.”,- u shpreh Kryemadhi gjatë prezantimit.

Fjala e plotë e Monika Kryemadhit: 

Koli unë të falënderoj ty në radhë të parë. Tani e kuptoj dhimbjen që ndjen Rilindja kur i ikin djemtë më të mirë që ajo ka pasur. Sepse siç je ti, siç është Ermali, njëri është mjek që ka mbaruar Universitetin e Tiranës, Ermali ka mbaruar në Bukuresht për shkenca politike. Si Ermali janë dhe të gjithë këta djem këtu, që keni votuar dhe keni qenë anëtarë të PS-së, ashtu si dhe unë kam qenë anëtare e saj dhe nuk jam pishman për këtë gjë. Sepse kam besuar, kam besuar tek forca, kam besuar tek solidariteti, kam besuar tek ideja, tek bindja, tek programi. Por ndoshta duke qenë pak më lart se ju shumë vite më përpara, e kuptova që mora një rrugë të gabuar, por gjithmonë si e mira dhe e keqja vjen një ditë që të gjithë e mësojnë.

May be an image of 5 people, including Sokol Skura, people standing dhe E brendshme

Në fakt sot ne këtu nuk na bashkojnë idetë dhe bindjet politike. Sot ne na bashkojnë disa gjëra shumë më të rëndësishme. Na bashkon kushti kryesor për të shpëtuar vendin tonë. Ne duam të shpëtojmë Shqipërinë, ju doni të shpëtoni Librazhdin. Çfarë është Librazhdi sot për shqiptarët? Ne e kemi identifikuar Librazhdin sot me Taulant Ballën dhe s’ka asgjë të keqe, sepse në fund të fundit është djalë i Librazhdit. Por ama ka një gjë tjetër. Ku janë djemtë dhe vajzat e Librazhdit sot? A janë këtu? A punojnë në qytetin e tyre? A kanë një pagë të mirëpaguar? A kanë mundësi të zhvillimit të ekonomisë dhe biznesit? A është ky qytet i begatë, që e tha Koli më përpara? Ka miniera, ka pyje, ka ujë, ka blegtori, ka pemëtari. Ka gjëra të mrekullueshme të cilat sot nuk i punon dhe i zhvillon dot.

May be an image of 4 njerëz, people sitting, people standing dhe E brendshme

Para disa javësh ne ishim në Hotolisht me Kolin dhe takuam një grup djemsh. Nuk kam për ta harruar Fredin, që ka ikur tani në Arabi Saudite. Ishte inxhinier dhe shkonte punonte teknik në puset e naftës në Arabi Saudite për një kompani italiane. Pse të mos punojë në Shqipëri? Dhe pse të mos marrë atë pagë që merr atje? Pse të mos jetojë me familjen e tij? E pra ky është qëllimi ynë. Nuk na bashkojnë flamujt politik, por na bashkon vendi ynë, na bashkon qyteti ynë, na bashkon vendlindja jonë, na bashkojnë familjet tona, na bashkojnë motrat, vëllezërit, fëmijët tanë, që na duan këtu. Sepse në fund të ditës ky është vendi ynë dhe më shumë se çe duam ne nuk ka për ta dashur njeri tjetër.

May be an image of 3 njerëz, people standing dhe E brendshme

Nuk do ta dojë njeri Librazhdin Koli më shumë se ty, se Ermali, se Ligjëria, se Mitati, se ju, se djemtë dhe vajzat tuaja. Dhe vetëm ju mund ta mbani këtë gjë. Prandaj dhe angazhimet tuaja janë edhe angazhimet e mia. Sepse nuk kanë të bëjnë thjesht me një bindje politike, nuk kanë të bëjnë thjesht me një datë 25 prill. Angazhimet tona kanë të bëjnë me të ardhmen tonë, të vendit tonë dhe të njerëzve tanë.

https://fb.watch/4hFz_ebVbO/

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments