Kampionati Europian do të luhet me tifozë në stadiume

Sport

Me kapacitet të plotë apo me një numër të reduktuar, kjo mbetet për t’u vendosur, por Kampionati Europian do të zhvillohet me tifozët. I sigurt për këtë është presidenti i UEFA, Alexander Ceferin. Numri një i qeverisë europiane të futbollit ka bërë të ditur se në tavolinë janë disa skenarë, por nuk ka asnjë të tillë që ndeshjet të luhen me dyer të mbyllura.

“Ne jemi duke punuar mbi disa mundësi, por e vetmja garanci që mund të japim është se opsioni për të luajtur ndonjë ndeshje të Euro 2020 në një stadium të zbrazët është përjashtuar. Çdo qytet do të duhet të sigurojë që do të ketë tifozë në tribuna gjatë ndeshjeve të tyre”, ka thënë Ceferin, duke i dhënë një tjetër sinjal të fortë dy vendeve që ende nuk kanë siguruar praninë e tifozëve në sfidat që do të presin në shtëpi.

Siç dihet, Euro 2020 që u shty për shkak të pandemisë do të zhvillohet në 12 qytete të ndryshëm. Dhjetë prej tyre kanë siguruar UEFA, ndërsa nuk e kanë bërë një gjë të tillë Dublini dhe Glasgoë, që rrezikojnë t’iu hiqet organizimi i ndeshjeve. Kampionati Europian do të nisë më 11 qershor, ndërsa finalja e madhe është në program më 12 korrik.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments