Tenderat e rindërtimit, Basha: Rama ua ka dhënë vëllezërve të deputetëve

Aktualitet Politike

Kryetari i Partisë Demokratike ka qenë për një vizitë në Vorë, ku ka takuar nga afër banorët e kësaj zone.

Disa nga qytetarët janë ankuar se po mundohen të prishin pallatin që nuk është i dëmtuar nga tërmeti, ndërkohë që ata që janë dëmtuar vërtetë as nuk ka nisur hedhja e themeleve. Basha ishte i shoqëruar nga Flamur Noka dhe dhjetëra qytetarë.

“Ky është vjedhja pas tërmetit. Këta po bëjnë tendera imagjinarë, që po ua japin vëllezërve dhe kushërinjve të deputetëve. Duke filluar nga Fidel Ylli te Sadri Abazi me shokë. Për 8 vite me radhë vendin e kanë qeverisur mafiozët me në krye Edi Ramën”,- tha Basha.

Më pas Basha ka premtuar se në momentin që do të vijë në pushtet do të nisë planin për rindërtimin e të gjitha banesave dhe do të përshpejtojë procesin e rindërtimin.

Ai ka thënë se do të japë drejtpërdrejt dëmshpërblimin për ata që u është prishur banesa nga tërmeti dhe jo duke i ndarë në të nënës dhe të njerkës.