Saranda, Himara dhe Delvina një përfaqësim dinjitoz.
Saranda, Himara dhe Delvina një përfaqësim dinjitoz.
Partia Demokratike ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë. Në qarkun e Vlorës specifikisht në bregdet, Sarandë dhe Delvinë, Lulzim Basha dhe kryesia kanë përzgjedhur si deputete një nga emrat më brilant që ka PD, Ina Zhupën. Duke e vendosur Ina Zhupën kandidate në këtë zonë, Lulzim Basha i ka dhënë zonës jo vetëm përfaqësuesen e munguar në Parlament por edhe një vëmendje maksimale politike nga ana e PD ku një nga zyrat kryesorë të saj e vendos t’a votëbesojë në rrënjët e saj dhe të të parëve të saj, aty ku familja dhe gjaku i saj buron.
Saranda pas disa legjislaturash më në fund do ketë një deputete dinjitoze dhe një emër për t’u krenuar në Parlament ndërsa Shqipëria një nga zërat e rinj më të denjë për vendimmarrjen politike. Ish-sudentja ekselente e shkencave politike në Universitetin e Tiranës dhe ish specializantja e Universitetit La Sapienza në Romë, doktorantja e shkencave politike dhe pedagogia e Universitetit të Tiranës është sot zgjidhja ideale për të përfaqësuar Sarandën, Himarën dhe Delvinën në Kuvendin e Shqipërisë.
Më 25 Prill, Ina Zhupa do të jetë në Kuvend për një Shqipëri më të mirë dhe për një përfaqësim dinjitoz të banorëve të Sarandës, Himarës dhe Delvinës.