Rama përplaset me gazetaren/ Pse s’ke maskë? Ik merre…

Aktualitet

Kryeministri Rama, ishte sot i pranishëm në shkollën “ 4 Dëshmorët e Kombit” ku nisi vaksinimi i mësuesve. Gjate kesaj kohe ai ka shkembuer debate me një prej gazetareve qe ishte pa maske.

Gazetarja e “Faxnews”, Edona Haklaj, kishte harruar maskën në makinë, por pavarësisht kësaj Rama i kthehet.

Pjese nga debati:

Po ti pse s’mban maskë? Ik e merre– e urdhëron Rama gazetaren teksa kjo e fundit i thotë se e ka harruar në makinën e punës.

 “Shko në makinë, ik merre”-tha më tej Rama.

Megjithatë ajo  vijoi të mbante mikrofonin duke mos iu përgjigjur më kryeministrit Edi Rama.