Partizani triumfon sërish përballë Tiranës

Sport

Partizani triumfon sërish përballë Tiranës duke reaguar në ndeshjen e duhur në momentin e duhur. Ekipi i Ilir Dajës zhvilloi një ndeshje perfekte në aspektin taktik, shfrytëzuan çdo detaj të këtij takimi duke marrë në fund një fitore të artë që i rikthen në garë me kohë të plotë për titullin kampion. Partizani parakalon Vllazninë për herë të parë por nuk arrin të rrëmbejë kreun tashmë pronë e Laçit, aktualisht ndodhen minus dy pikë. Në goditjen e parë në portë në minutën e 29-të, Partizani kaloi në avantazh me Belica që me kokë në shtyllën e parë duke dërguar topin në rrjetë. Bardheblutë iu kundërpërgjigjën në minutën e 39-të me Hoxhallarin që realizoi një gol fantastik nga goditja e dënimit. Goli trepikësh erdhi në minutën e 59-të ku Jurgen Bardhi finalizoi një aksion shumë të bukur. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund me festën që ishte e gjitha e kuqe.

Në një derbi ku rastet ishin me pikatore, u desh një goditje këndi në minutën e 28-të që ndeshja të ndizej. Egzon Belica me kokë, në shtyllën e parë arriti të fitojë duelin në zonë duke kaluar Partizanin në avantazh. Ky ishte rasti i parë, goditja e parë e Partizanit në portën e Bekaj.

Një derbi fitohet nuk luhet, kjo është një filozofi shekullore që i ka rezistuar kohës, ky diskutim nuk ndryshon as në këtë përballje, të tretën sezonale, ndërmjet Tiranës dhe Partizanit. Ky është një shans i artë për të dy ekipet për tu rikthyer me kohë të plotë në garë për titull, një fitore e mundshme mund ti jete sezonit të dy ekipeve ngjyra të tjera. Tirana vjen pas një ecuri pozitive, për herë të parë këtë sezon kanë arritur tre fitore radhazi ndërsa të kuqtë kërkojnë kthesën e madhe pikërisht në këtë derbi pas tre ndeshjeve ku kanë siguruar vetëm dy pikë. Të dy trajnerët Orges Shehi dhe Ilir Daja kanë vendosur edhe për titullarët që do të luajnë në këtë derbi të pazakontë, pa tifozë dhe në një orar risi:
Formacionet zyrtare:

Tirana (3-5-2): Bekaj; Vangjeli, Behiratche, Hoxhallari; Toshevksi, Toli, Batha, Çelhaka, Ismajlgeci; Cale, Seferi Trajner: Orges Shehi

Partizani (4-3-3): Hoxha; Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj; Broja, Murataj, Bardhi; Asani, Melo Cordeiro, Çinari Trajner: Ilir Daja

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments