Del dokumenti që zbulon mashtrimin e Veliajt. FOTO

Aktualitet

Dalin në dritë detaje të reja që tregojnë se ndërhyrja e Policia Bashkiake për të nxjerrë nga selia drejtuesit e FRD-së ka qenë nga fillmi në fund një sulm politik ndaj partive opozitare dhe jo një vendim administrativ për të siguruar ambiente për punonjësit e bashkisë, siç pretendon dhe deklaron publikisht kryebashkiaku Erion Veliaj.

Vetë zyrtarët e Bashkisë së Tiranës dhe Policia Bashkiake kanë nxjerr mashtrues kryebashkiakun Erion Veliaj, që deklaron se zyrtarët e Frymës së Re Demokratike janë njoftuar kohë më parë se duhet të lironin zyrat, duke i dhënë atyre mundësisnë që të kundërshtonin vendimin e bashkisë për lirimin e zyrës.

Në akt Konstatimin, që vetë Policia Bashkiake ka vendosur në derën e FRD-së pasditen e kësaj të premteje, thekson se subjekti politik duhet të lirojë menjëherë ambientet dhe kjo është e bazuar në urdhrin 9905/1 i datës 12. 03. 2021. Pra ky dokument, i firmosur nga dy efektivë të policisë bashkiake, vërteton se deri në momentin që Presidenti Ilir Meta shkoi dhe largoi me forcë efektivët e policisë bashkiake, nuk ka pasur asnjë dokument, vendim apo urdhër që të detyronte drejtuesit e FRD-së të lironin zyrën.

Ky urdhër, siç vërtetohet edhe nga ky akt konstatimi i Policisë Bashkiake, është firmosur nga kryebashkiaku Veliaj vetëm pasi Presidenti Ilir Meta shkoi në selinë e FRD-së dhe largoi Policët Bashkiak. Deri në atë moment policët e bashkisë kanë vepruar me urdhër verbal, siç edhe ata vetë konfirmojnë në këtë dokument.

Por kjo situatë, ku Bashkia e Tiranës dhe strukturat e Bashkisë përdoren për benefite politike me vetëm një urdhër verbal nga Erion Veliaj, vërtetohet edhe nga shkresa e mëhershme e dërguar në zyrat e FRD-së.

Dokumenti që i kërkon FRD-së që të lirojë zyrat i është dërguar në datë 3 mars, por ky dokument nuk ka asnjë element që të tregojë se bazohet në një vendim, urdhër apo bazë ligjore. Pasi ky dokument, I datës 3 mars, nuk ishte firmosur apo vulosur nga asnjë titullar i bashkisë apo të kishte elementet më minimale që ta bëntë atë një dokument zyrtar.

Ndërkohë për disponimin e këtyre ambienteve nga ana e FRD-së ekziston edhe një kontratë e firmosur mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ish-sekretarit të përgjithshëm të FRD-së Gazmend Oketa, ku përcaktohen të gjitha kushtet për marrjen e godinës nga ana subjektit politik. Kjo vërteton edhe më shumë faktin se Bashkia e Tiranës nuk ka pasur asnjë hapsirë administrative dhe ligjore, që pa e kundërshtuar këtë kontratë në gjykatë të mund të nxirrte forcësisht partinë politike nga ambientet. AZ-LAJME

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm