Sali Shehu nga selia: Nuk ka burrë nëne mbi tokë të marrë zyrat!

Aktualitet

Kryetari i Frymës së re Demokratike Sali Shehu, ka folur me tone të ashpra pak minuta më parë, nga zyrat e partisë së tij, ku mesditën e sotme u regjistrua një përplasje e fortë, i pranishëm ishte dhe presidenti Meta.

Pak më parë, për gazetarët Shehu ka thënë se nuk ka burrë nëne mbi tokë që t’i marrë zyrat e FRD-së.

“Në Dibër kemi një fjalë të urtë: dardha e ka bishtin mbrapa. Këto zyra janë të FRD-së dhe nuk ka burrë nëne mbi tokë që t’i marrë. Ne jemi këtu për tju thënë shqiptarëve se jemi bashkë për gjëra të mira”, tha Shehu.

Përplasja ka ndodhur për shkak se Bashkia Tiranë i ka dërguar një shkresë FRD-së dhe i kërkonte të lironte zyrat pasi ato janë në pronësi të saj.