Presidenca i kthehet ashpër Erion Veliajt: Nuk ke për t’i shpëtuar kurrë dënimit mbarë qytetar

Aktualitet Politike

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka reaguar ashpër pasi policët bashkiakë bastisën zyrat e FRD-së në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Blushi e ka quajtur kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj si “provokator ordiner i skizofrenit me kartelë.”

Më tej, ai i ka kërkuar Veliajt që të mbajë shënim se nuk ka për t’i shpëtuar kurrë dënimit mbarë qytetar.

Blushi i ka kërkuar që të mos guxojë më të bëjë veprime të tilla.

Postimi i plotë:

Mos e detyro Presidentin e Republikës t’u bëjë thirrje qytetarëve të të përzenë që sot nga Bashkia e Tiranës, si një qen rrugësh të pasterilizuar, o provokator ordiner i skizofrenit me kartelë.

O vemje, mbaj shënim:

1. Nuk ke për t’i shpëtuar KURRË dënimit mbarëqytetar, as për shembjen kriminale të Teatrit Kombëtar, as për aferën e zezë sterrë të inceratorëve dhe as për shumë afera të tjera.

2. MOS GUXO MË të bësh veprime të paligjshme dhe të porositësh dhunë kundër Opozitës, se do të dorëzojmë te gjykatësi popull o horr gjirizash dhe t’i besoj e kupton mirë se çdo do të thotë kjo.

Whatsapp Image 2019 11 13 At 10.22.03 Pm