Meta: Ramën nuk e solli Nano nga Parisi, por Soros…

Aktualitet Politike

Presidenti Meta deklaroi sonte ne emisionin “Te pa ekspozuarit” se nje arsye per rikthimin e Rames ne Shqiperi nga Parisi dhe qe me pas u be minister kulture ishte telefonata e ardhur nga dikush te ish-kryeministri Nano. Meta nuk permendi emra por foli per komplotin e qartë ndërkombëtar

Ilir Meta: Në këtë histori 20-vjeçare kemi një komplot të qartë ndërkombëtar. Mos besoni ju kurrë se e mori ai shoku juaj nga urat e Parisit se i tha dikush që duam një njeri nga shoqëria civile. Ishte një telefonatë që e solli këtë zotërinë nga sheshi i Parisit direkt Ministër. Kemi të bëjmë me një komplot ndërkombëtar 20-vjeçar kundër Shqipërisë. Nga telefonata që e solli nga Parisi, nga uzurpimi i Partisë Socialiste, që ishte përsëri një projeksion duke kapur partinë më të madhe të së majtës në Shqipëri. Për të vijuar me përjashtimin e Ilir Metës përmes Kongresit të Kongresmenëve nga PS, me ndryshimet Kushtetuese të vitit 2008 që shkatërruan balancat dhe shndërruan Parlamentin në këtë lloj që kemi sot pa integritet, tek përpjekjet për ndarjen e Kosovës. Presidenti është në fushatë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për demokracinë, pluralizmin politik, për Kushtetutën, për votën e lirë dhe të ndershme. Për të monitoruar gjithë ata që bëjnë presion, ata që tentojnë të  vjedhin votën dhe që po përpiqen të manipulojnë qytetarët. Rama është pjesë e këtij komploti ndërkombëtar 20-vjeçar kundër Shqipërisë. Unë e kam bërë të qartë që jemi në një betejë me një mafie ndërkombëtare që do të zhbëjë Shqipërinë. Askush në botë nuk del dot  KUNDËR NJË POPULLI! Markosi e pushtoi dhe e dhunoi popullin e vet, por kur populli doli në shesh Markosit ju dha fund…!

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments