Politike

Akuzë e fortë e Bashës: Brenda Kryeministrisë ndodhet një restorant luksoz…

Lulzim Basha u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve përmes rrjetit të tij social në Facebook.

Duke iu përgjigjur njërës prej pyetjeve gjatë rrugës për në Durrës se si do të ndalonte ikjen e specialistëve, Basha tha se brenda në Kryeministri ndodhet një restorant luksoz, i Edi Ramës.

Sipas tij, në këtë restorant një herë në 2 apo 3 ditë shkojnë për të darkuar me Ramën krerët e bandave dhe kriminelë të ndryshëm. Basha deklaroi se këtë e dinë të gjithë, përfshirë edhe mediat. 

“Po promovove kriminelët, trafikantët, po drekove e darkove me ta në Kryeministri, nëse kryeministri jep këtë model, çfarë pret nga specialistët? E di unë, e dini ju, e dinë mediat, restoranti privat në Kryeministri, një herë në 2 apo 3 ditë ka krerët e bandave të Shqipërisë, darkojnë me paratë tuaja në restorantin privat të Kryeministrisë. Shqipëria ka nevojë për një kryeministër në lartësinë e pritshmërive tuaja.

Një kryeministër që prioritet ka ndarjen e politikës nga krimi”,- deklaroi Basha.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?