Pritje madhështore e Bashës në Kavajë (FOTO+VIDEO)

Politike

Lulzim Basha ka nisur turin e takimeve paraelektorale në Kavajë, ku iu bë një pritje madhështore.

Basha në mungesë të një podium dhe i rrethuar nga qindra njerëz, hipi mbi makinë dhe bëri thirrje për ndryshim.

Entuziazmin nga takimi në Kavajë, Basha e ka përçuar dhe përmes një postimi në rrjete sociale, ku thekson se ka ardhur koha që Shqipëria të ndryshojë dhe se PD do të jetë ajo që do e arrijë këtë gjë.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Shqipëria mund të ndryshojë,
Shqipëria ka nevojë për ndryshim.
Ne do ta sjellim ndryshimin!

Pritje madhështore në Kavajë/ Basha hipën mbi makinë: Rama ik

I emocionuar nga kjo pritje e qytetarëve, që thërrisnin ‘Rama ik’, Basha ka hipur mbi makinë dhe i ka përshëndetur të gjithë mbështetësit e tij.

‘Kujdes maskat! Ju falënderoj nga zemra. Bashkë për ndryshimin. Rama ik!’ tha Basha duke iu kujtuar masat anti-Covid të mbajtjes së distancës.

‘Mbajmë pak distancë se jemi shumë afër njëri-tjetrit’, dëgjohet të thotë ai.

Basha në Kavajë do të zhvillojë një takim me sipërmarrës.

159079432 4010952932289191 1092872645575977960 N