Kreshnik Çollaku: Une nuk u dorezova e as ju nuk u dorezuat.

Aktualitet Politike

Kreshnik Collaku iu eshte drejtuar me nje postim ne profilin e tij gjithe banoreve te qarkut te Dibres, pas vendosjes se emrit te tij ne listen per deputet. Ai falenderon Bashen per kete dhe shpreh nje mirnjohje per gjithe demokratet e ketij qarku.

Postimi i plote:

Te dashur miq,pas propozimit te kryetarit dhe vendimit kryesise dhe keshillit kombetar te PD, une do te kem nderin te renditem nr 2 ne listen e Partise Demokratike te Qarkut Diber si perfaqesues i Matit ne zgjedhjet e 25 prillit. Per kete dua te falenderoj me mirenjohje cdo demokrat qe nga kryetari Lulzim Basha,koleget e kryesise se PD, antaret e keshillit kombetar dhe sidomos cdo antar e mbeshtetes se Pd te Qarkut Diber per mbeshtetjen dhe besimin qe me kane dhene ne tere keto vite.

Te dashur demokrate te Qarkut te Diber,te dashur demokrate te Matit se bashku kemi kaluar nje periudhe te gjate plot sfida e perpjekje. Une jam deshmitar i shpirtit tuaj fisnik e te pathyeshem,une jam deshmitar i forces dhe dinjitetit tuaj,une jam deshmitar i veshtiresive qe keni kaluar e perballuar keto vite. Une jam deshmitar i cdo ore te sakrifices dhe qendreses tuaj.

Te dashur demokrate te Matit dhe te Qarkut Diber kjo kujtese ka qene dite pas dite e mbledhur si nje betim qe ia kam bere vetes se nuk do te ndal,nuk do te dorezohem derisa kjo sakrifice e madhe te shperblehet me realizimin e misionit te saj rikthimin e Matit,Dibres dhe krejt Shqiperise ne rrugen e zhvillimit te punes e mireqenies. Une nuk u dorezova e as ju nuk u dorezuat.

Te dashur miq ,beteja e 25 prillit eshte me e rendesishmja dhe me vendimtarja e 30 viteve te fundit per te ardhmen e Shqiperise. Kete beteje do ta fitojme si amanet dhe si detyrim ndaj te ardhmes se femijeve dhe vendit tone,dhe une jam krenar qe kete beteje ta zhvilloj e fitoj me ju !!