Kryemadhi, dorëzon listën e LSI në KQZ: Kjo skuadër do të drejtojë shqiptarët drejt ndryshimit

Politike

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, dha një mesazhi publik pas dorëzimit të listës së kandidatëve për deputetë të partisë së saj në KQZ.

Në një deklaratë për media, Kryemadhi tha se “procesi i përzgjedhjes së kandidatëve të LSI ishte i shëndetshëm, shumë transparent dhe që krijoji një moment bashkimi të jashtëzakonshëm vlerash shoqërore, profesionale dhe morale”.

Mesazhi i Kryemadhit:

Përshëndetje të gjithëve,

Përshëndetje të gjitha grave shqiptare, nënave, motrave dhe vajzave shqiptare kudo që janë. Gëzuar ditën tu

Jam shumë e lumtur, që në këtë ditë të gruas, unë të dorëzoj pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, listat e kandidatëve që do të përfaqësojnë Lëvizjen Socialiste për Integrim në Parlamentin e Ardhshëm, i cili do të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit.

Jam shumë e lumtur që ky proces ishte një proces shumë i shëndetshëm, shumë transparent dhe që krijoji një moment bashkimi të jashtëzakonshëm vlerash shoqërore, profesionale dhe morale.

Kjo skuadër e madhe, që do të përfaqësojë Lëvizjen Socialiste për Integrim në të gjithë vendin, do të drejtojë shqiptarët drejt ndryshimit që të gjithë presim me padurim, për përmbysjen e një klike qeveritare antipopull, antishtet dhe antivlera.

Këta të rinj dhe të reja, burra dhe gra plot vullnet e të palodhur, janë garanci për një garë fituese dhe të shkëlqyer si dhe për një qeverisje të mirë dhe të drejtë për qytetarët dhe për vendin.