Vasilika Hysi, tërhiqet nga Partia Socialiste

Politike

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar tërheqjen nga Partia socialiste, të nënkryetares së kuvendit Vasilika Hysi.

Rama tha se ishte i emocionuar që pas 12 vitesh shërbimi me shumë përkushtim, zysha e të gjithëve ka vendosur që t’iu hapë rrugën kalamajve

“Nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi që hyri në skuadrën tonë në vitin 2009 në krye të listës së Tiranës, pas një karriere shumë të spikatur akademike.

Sot unë jam i emocionuar edhe për një fakt të veçantë, sepse Vasilika e cila prej 12 vjetësh ka shërbyer me shumë përkushtim në të gjitha proceset e ligj bërjes dhe është zysha e të gjithë këtyre këtu më ka bërë me dije se ka vendosur që t’iu hapë rrugën kalamajve. Me të gjithë konsideratën, nuk kishte vend më të mirë se ky se ti ke kontribuar në reformën në drejtësi”,- tha Rama.

Gjatë fjalës së saj, Vasilika Hysi ka falenderuar kryeministrin për mundësinë e dhënë dhe u shpreh e kënaqur për arritjet brenda kësaj partie. 

“Shumë faleminderit kryeministër, Etilda dhe Toni. Ishte kënaqësi që unë sot siç hyra 12 vite më parë në politikë me një ëndërr në politik bëj këtë dalje, që në këto vite bëmë realitet një ëndërr që e kishim të gjithë bashkë. Do doja të sillja në vëmendje një takim miqësor në parti për paktin kombëtar për drejtësi,një kërkesë me 10 pika që luftuam për të bërë një pakt kombëtar, por që opozita e atëhershme nuk  e realizoi asnjë herë. Kemi luftuar për ta bërë këtë reformë në drejtësi dhe kjo reformë ka qenë një proces shumë gjithëpërfshirës dhe jam krenare që ne mund t’ia dalim, dhe e dinim që kësaj reforme do i vinin shkopinj në rrota, por ia dolëm, se reforma nuk u krye nga deputetë të PS, por nga rreth ekspertë profesionist nga të gjitha vendet, dhe për këtë për mua ka qenë një universitet i dytë. Zbatimi i saj në mandatin e dytë qeverisës është një shkollë e vërtetë, i kemi dhënë mazhorancës së asaj kphe për të bërë një pakt kombëtar, por ajo nuk e pranoi, por ne ia dolëm të vetëm. Ndihem e privilegjuar që kam qenë pjesë e kësaj Reforme, kam ardhur në politikë pa qenë pjesë aktive e politikës dhe në tre zgjedhjet kam pasur pozicione shumë të mira në listë, faleminderit që keni mbështetur gratë dhe vajzat dhe e treta që kemi pasur një armatë shumë të mirë në PS, Toni, Klodi dhe Etilda, kanë qenë 3 studentë të shkëlqyer. Ju falënderoj juve zoti Rama, por edhe të gjithë qytetarët. Ato na kanë falenderuar për reformën në Drejtësi”,- tha Vasilika Hysi.

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments