Basha pas Raportit të DASH: Korrupsioni qeveritar është në çdo qelizë të administratës

Aktualitet Politike

Kreu i PD Lulzim Basha ka ashpërsuar tonet ndaj qeverisë, pas Raportit të DASH të publikuar sot. Sipas Bashës, korrupsioni është shtrirë në çdo qelizë të administratës.

Basha garantoi se kur të jetë ai kryeministër, të gjithë ata që i kanë shkaktuar vuajtje popullit shqiptar do të përballen me ligjin dhe zbatimin e hekurt të tij.

Në raportin e sotëm të publikuar nga DASH, thuhej se grupet kriminale shqiptare janë të lidhura me grupet në Europë dhe në Amerikën e Jugut. Gjithashtu, në raport thuhej se Shqipëria nuk ka bërë përparim në luftën kundër pastrimit të parave.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

Korrupsioni është në cdo qelizë të administratës. Shqipëria është kthyer në një parajsë edhe për Ndranghetan, e cila pastron paratë me leje ndërtimi në Tiranë

Korrupsioni qeveritar është nyja që i mban të lidhura bashkë. Edi Rama dhe ministrat në kohën e pandemisë vodhën me tendera sekret ushqimin e njerëzve. Sot SPAK ka marrë të pandehur zyrtarë të rangut të dytë, për akuzën se në kulmin e pandemisë, në kulmin e karantinës, kjo qeveri bëri atë që ka bërë cdo ditë këto 8 vite, ka vjedhur paratë e shqiptarëve.

Ky është shkaku i krizës që ka mbërthyer xhepat tuaj, shtëpitë tuaja. Më 25 prill kjo do të ndryshojë. Vota juaj është garancia për këtë ndryshim. Më 25 prill garant jam unë dhe qeveria që do dalë nga vota juaj.

Do ta çlirojmë drejtësinë.

Ligji dhe zbatimi i hekurt i ligjit i pret të gjithë ata që kanë shkaktuar vuajtje. Akti im i parë dhe i fundit si kryeministër do të jetë garantimi i pavarësisës së plotë të drejtësisë.

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments