Spiropali sulmon marrëveshjen PD-LSI: Po aeroportet kush do i ndërtojë?

Politike

Ministrja Elisa Spiropali ka sulmuar nga Kuvendi marrëveshjen e firmosur sot mes LSI dhe PD, duke kërkuar nga shqiptarët që në 25 prill të ndëshkojnë ata që kanë marrë peng Shqipërinë.

“Kush do i ndërtojë shtëpitë e rindërtimit. Kush do i rindërtojë, Shpëtimi? Kush do i vaksionojë shqiptarët, ky Nardi? Po turizmit kush do i sjell 10 milion turistë, ky Agroni? Po aeroportet kush do i ndërtojë, Mona? Dhe u duket çudi këtyre. Normal se kur keni kryetar partie dhe kandidat për kryeministër një aeroplan pa bishë, s’ka çtë duhet aeroporti”, tha Spiropali.

Më tej, ajo tha se LSI do drejtori dhe inspektoriate për të ndarë Shqipërinë copa copa.

Spiropali përmendi dhe një kërcënim të Flamur Nokës, i cili pak ditë më parë tha se do tu priten gishtat atyre që fusin duart në xhepat e shqiptarëve.

Pjesë nga fjala e Elisa Spiropalit:

Nënshkruan një marrëveshje imagjinare mes tyre, vunë Himnin e Flamurit, dhe thanë me ne Shqipëria do vijë aty ku ishte. Por që do kishim 2 vite luftë në Kuvend, në rrugë, do shkatërroheshin institucionet, që këta të kthehen prapë te kjo listë, kjo është për të vënë duart në kokë.

Kush do i ndërtojë shtëpitë e rindërtimit. Kush do i rindërtojë, Shpëtimi? Kush do i vaksionojë shqiptarët, ky Nardi? Po turizmit kush do i sjell 10 milion turistë, ky Agroni? Po aeroportet kush do i ndërtojë, Mona? Dhe u duket çudi këtyre. Normal se kur keni kryetar partie dhe kandidat për kryeministër një aeroplan pa bishë, s’ka çtë duhet aeroporti.

Po votën e emigrantëve pse e ndalojnë. Kanë frikë nga vota e emigrantëve xhanëm. Kanë 4 vite që thonë po ikin shqiptarët nga Edi Rama, shqiptarët po ikin nga këta, nga kjo listë që është e njëjta. Këta duan drejtori, inspektoriate, duan të ndajnë Shqipërinë copa copa.

Flamur Noka që thotë dhe sot e kësaj dite që do u presim  gishtat dhe do u nxjerrim sytë kundërshtarëve. Që thotë lëreni qëendrën e Vorës ashtu të shkatërruar, se do u presim duart atyre që do ta ndërtojnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *