Nesër mbërrijnë 15 mijë doza të tjera Pfizer

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nesër (e hënë) në vendin tonë do të mbërrijnë 15 mijë doza të tjera të vaksinës Pfizer, kundër koronavirusit.

Rama ka bërë me dije se brenda dy javëve të para të marsit Covax do të nisë furnizimit me vaksinën AstraZeneca.

Kryeministri bën me dije se menjëherë do të vijojë vaksinimi i mësuesve.

“Nesër mbërrijnë 15 mijë doza të tjera Pfizer dhe brenda dy javëve të para të marsit COVAX ka konfirmuar më në fund, nisjen e furnizimit me vaksinën AstraZeneca, të cilën do ta fusim menjëherë në procesin e vaksinimit të mësuesve” shkruan Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *