Rama: “Jam lypësi më i gjatë në planet”

Kryeministri Edi Rama ka thënë se ka pasur tre biseda kohët e fundit me vendet e ndryshme dhe pret një marrveshje për të marrë doza të tjera të vaksinës kundër Covid.

Rama është shprehur se presin marrëveshjen për 360 mijë doza të vakisnës AstraZeneva, me të cilën sipas tij pret që të marrë vulën nga momenti në moment.

Kryeministri tregoj se gjithshtu është në kontakt me një vend tjetër që pret të marrë mijëra vaksina, por që nuk tregoi se pë kë shtet bëhej fjalë.

“Kemi marrë konfirmim për 360 mijë vaksina AstraZeneca që do të hyjë menjëherë në proces, dhe ne do të zbresim shumë shpejt nga 80 + vjeçarët te 60+ vjeçarët. Shumë shpejt jemi dhe në finalizimin e marrëveshjeve të tjera me ne brenda marsit do të kemi dhe mbi 40 mijë dozat e Pfizerit dhe në prill do të vijojmë me vaksinat e tjera qoftë Pfizer apo AstraZeneca dhe tashmë ajo që na duhet është vula e shteti tjetër mik për 360 mijë dozat e vaksinave AstaZeneca që në nivel të bisedimeve mjekësore është mbyllur duhet vula dhe nëse nuk do të bëhet unë do të tregoj dokmumentat, jemi në bisedime me një tjetër vend për një sasi të madhe dozash dhe sot në mëngjes një tjetër vend ka nisur bisedimet. Sikur t’ju tregoj numrin e kontakteve do të habiteni se deri ku ka vajtur përpjekja në aspektin gjeografik, por nuk dua të bëj asnjë koment se kjo është një luftë e madhe që zhvillohet prapa kuintave dhe nuk është mirë të përmendim emra se prishim punën për veten tone. Jam lypsi më i gjatë në planet”, është shprehur ai.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments