Rama: Po të keni ndonjë hall në vend andresa për zgjidhjen është Edi Rama

Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes me drejtuesit e qarqeve të PS ka folur për media.

Ai ka sqaruar edhe një herë deklaratën e tij në lidhje me vaksinimin kundër Covid-19 të personaliteteve.

Rama tha se janë vaksinuar personalitete që i përkasin grupit të mbi 80-vjeç që kanë prioritet në vaksinim.

Ndër të tjera kryeministri ka folur me superlative duke thënë se kur bie një hall në vend andresa për zgjidhjen është Edi Rama dhe PS.

“Nuk kam thënë asnjëher që do vaksinohen personalitetet jashtë katigorisë. Se kam thënë asjëherë.

Nëse dikush do më japë një argument që mes 80-vjeçarëve Alfred Moisiu duhet të vaksinohet i fundit dhe jo i pari unë e dëgjoj. Kjo është e turpshme. Këtu nuk ka asgjë për të diskutuar. Nëse do kishin bërë një grup personalitetesh pa përfshirë këtë kategori do hante një diskutim shumë të fortë. Ne jemi në kushtet po luftojnë ditë natë pa ekzagjeruar për të siguruar sa më shumë doza vaksinash. 70% e vaksinave në planet janë marrë nga 10 vende, 30% janë marrë nga shtete ku  hyn dhe nga Shqipëria ndërsa 140 shtete kanë mbetur pa vaksinë.

Sfida jonë është të mos ndalemi dhe shumë shpejt do kemi më shumë doza. Do provojmë edhe njëherë se kur bie një hall në këtë vend ka vetëm një adresë për ta zgjidhur hallin Edi Rama dhe PS”, tha Rama.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments