AktualitetBota

OBSH jep lajmin e MADH: Pandemia e COVID19 do të përfundojë në fillim të 2022, më e keqja kaloi!

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, Hans Kluge ka dhënë një lajm të shumëpritur për të gjithë botën. Kluge ka deklaruar se pandemia e COVID19 do të përfundojë në fillim të vitit 2022. Kluge ka folur për televizionin danez DR, ku ka shtuar se COVID19 do të jetë më i menaxhueshëm në vitin 2021, dhe se më e keqja kaloi. Ai u shpreh se variantet e reja të COVID-19 janë normale megjithëse shpejtësia e përhapjes së tyre është shqetësuese.

“Unë mendoj që pandemia do të përfundojë në fillim të vitit 2022. Do të vazhdojë të ketë një virus, por nuk mendoj se do të nevojiten kufizime. Ky është një mesazh optimist”, theksoi zyrtari i lartë i OBSH-së.

Kluge ka folur edhe për vaksinat, duke saktësuar se ato mund të modifikohen në bazë të mutacioneve të reja nëse është e nevojshme dhe s’ka nevojë që ato të prodhohen nga fillimi, raporton Anadoly Agency.

Sipas tij, mutacionet nuk do ta bëjnë virusin të pakontrollueshëm, por ato vende, sistemet e kujdesit shëndetësor të të cilave tashmë janë nën presion, mund të përballen me një trysni edhe më të madhe, gjë që e bën të domosdoshme marrjen e mutacioneve shumë seriozisht.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?