Elona Guri: Gruaja është themeli i shoqërisë dhe LSI do i kushtojë vëmendjen e merituar

Drejtuesja politike e Lëvizjes Socialiste për Integrim për qarkun e Durrësit, Elona Guri shprehet se  LSI ka një program të qartë për forcimin ekonomik dhe social të gruas.

Duke marrë shkas nga një takim të zhvilluar së fundmi, Guri përmes rrjeteve sociale shprehet se LSI do zbatojë strategjinë për gruan sipërmarrëse, e cila do jetë një paketë masash stimuluese financiare dhe fiskale për promovimin dhe zhvillimin e nismës private për vajzat dhe gratë.

“Me zonjën Kadife dhe Berindën të cilat besojnë tek LSI si forcë politike fituese dhe në mbështetje të grave e vajzave.

LSI ka një program të qartë për forcimin ekonomik dhe social të gruas.

Ne do zbatojmë strategjinë për gruan sipërmarrëse e cila do jetë një paketë masash stimuluese financiare dhe fiskale për promovimin dhe zhvillimin e nismës private për vajzat dhe gratë.

Gruaja është themeli i shoqërisë dhe LSI do i kushtojë vëmendjen e merituar dhe do i japë mbështetjen e duhur grave dhe vajzave në Durrës”, shprehet Elona Guri, drejtuese e LSI Durrës.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments