Meta: Rama merr llumin e LSI dhe e shpall si ajkën e PS

Presidenti Ilir Meta ka folur për personat që janë larguar nga LSI-ja për t’iu bashkuar Partisë Socialiste.

Sipas Metës, kjo nuk do e dëmtojë LSI por përkundrazi do i trefishojë anëtarët e saj.

Më tej shprehet se në këtë pikë shqetësimi i tij do të ishte Monika Krymemadhi që do “mburrej” për suksesin në drejtimin e partisë.

“Nuk ka asnjë problem zotëria me Ilir Metën. Dhe as me LSI. Ka problem me demokracinë dhe llogaridhënien. E ka bllokuar edhe tani se kërkon të mbajë peng vendin. Shpalli dje që do marrë peng edhe PS pas zgjedhjeve.

Nuk ka Ilir Meta shqetësimin e LSI. Ilir Meta nuk është nga ata që ndërrojnë parti, është nga ata që themelojnë parti. I vetmi shqetësimi që kam unë është se do ta trefishojë. Ai merr llumin e LSI dhe e shpall si ajkën e PS. Kam frikë se do ta trefishojë dhe shqetësimi im është se kush e duron Monikën që thotë ja ku dallon në drejtim një burrë nga një grua”, tha Meta.

Presidenti është pyetur nga gazetarët nëse i druhet një procedimi penal, për shkeljen e masave kundër koronavirusit.

Meta u shpreh duke thënë se është Presidenti i Republikës dhe po të duan mund ta procedojnë, por sipas tij, nuk ka asgjë në botë që t’i ndalë shqiptarët nga rruga e demokracisë.

“Unë jam Presidenti i Republikës, jam ushtar i parë i Republikës, jam edhe student i dhjetori.

Kam shumë respekt për policinë, por iu bëj thirrje që të mos bëhen lojë e politikës, se do të përballen me popullin shqiptarëve. Shqiptarëve nuk ka gjë në botë që ti ndalë nga rruga e demokracisë.  Duan të më procedojnë mua si të duan, i kurseva me 2 mars.

Edhe njëherë do të thërras popullin dhe është të gjithë në votime. Vota e një shqiptari nuk vjen as sa një dele as sa një lopë. Kërkon të frikësojë, u vë gjoba kryetarëve të bashkisë, u thotë që dua kaq vota”,- tha Meta.

Përsa i përket djegies së mandateve, Meta tha se ky ishte një mësim i hidhur që nuk ka për të ndodhur më.

“Ishte një mësim i hidhur që nuk ka për të ndodhur më. Unë kam për të qenë i pari që do të ndëshkoj çdo forcë politike që do të lërë parlamentin dhe nuk do të hyjë në zgjedhje”,- tha Meta.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments