Ndoka/ Ishte mjeku më i mirë i zemrës në Ballkan dhe duhet të paguhet me 30-40 mijë euro në muaj

Aktualitet

Arrestimi i mjekut kardio-kirurg Edvin Prifti ka bërë shumë bujë si ngjarje, në sferën social-politike në vendin tonë.

Ish-ministri Nard Ndoka në një intervistë për ‘Arena” u shpreh se Prifti ishte mjeku më i mirë i zemrës në Ballkan dhe duhet të paguhet me 30-40 mijë euro në muaj

“Prifti ishte mjeku më i mirë i zemrës në Ballkan. Nuk dua ta mbroj. Ai duhet të paguhet me 30-40 mijë euro në muaj. Diferencimi në pagë duhet të jetë në bazë të punës dhe profesionalizimit. Kjo skemë do të minimizonte korrupsionin,” tha ai.