Baton Haxhiu: Rama e mbajti premtimin për shëndetësi falas!

Baton Haxhiu ka deklaruar  se kryeministri e ka mbajtur premtimin e dhënë para 8 vitesh për shëndetësi falas.

I ftuar në emisionin “Shock” në Euronews, ai shtoi se shëndetësia duhet të vlerësohet nga qytetarët, por në parim Rama e ka mbajtur premtimin.

Ndërkohë reagim të menjëhershëm për këtë deklarat ka bërë analisti Andi Bushati, i cili e ironizoi , duke thënë se për të kuptuar a është mbajtur premtimi për shëndetësi falas, mjafton të pyeten ata që e kaluan Covidin në shtëpi.

Moderatorja: A e ka mbajtur Edi Rama premtimin për shëndetësi falas?

Baton Haxhiu: Në parim është mbajtur por kualiteti vlerësohet nga të tjerët. Një qeveri vendos një kriter për shëndetësi falas. Pastaj varet prej kualitetit të infermierëve, të njerëzve dhe sa prej njerëzve shqiptarë ikin jashtë shtetit për t’u kuruar.

Andi Bushati: Shëndetësia falas? Çdo njeri që na sheh dhe ka patur fatkeqësinë të kalojë Covidin, e di se sa i’a ka rimbursuar shteti  të gjitha, nga vitaminat deri tek oksigjeni që e merrnin në shtëpi. Falas i kanë marrë të gjitha…

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments