Fuga “shpërthen” ndaj Ramës: Ky është krim o i marrë! Duhesh lidhur!

Aktualitet

Akademiku Artan Fuga e cilëson “krim” deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili dje tha se do të nis vaksimi tek personalitetet e moshuara. (Shiko këtu) Me anë të një postimi në Facebook, Fuga shkruan se numri një i qeverisë po tenton të marrë rolin e Zotit. Ndërsa shton se deklarata të tillë dënohen nga Kodi Penal.

“Vaksinimi me prioritet i te ashtuquajturve personalitete do te ishte nje krim, një genocid, një marrje pergjegjesie për vdekjen e kujtdo tjetër, do te ishte nje eugjenizem i tipit hitlerian, jeta e njeriut vlen njësoj, si e atij që ka punuar 40 vjet në minierë, si e nobelistit, si e një njeriu që e ka kaluar jetën në burg, si e një njeriu që jeta e la pa shkollë, por është një gjyshe e dashur. Kush përcakton se kush do të vdesi ose kush do të jetojë me kritere meritash shoqërore është një i marrë që merr rolin e Zotit, është një i rrezikshëm që duhet lidhur. E kap edhe kodi penal veç të tjerash. Thirrini mendjes o personalitete!”,-shkruan Fuga. 

Dje i pranishëm në vaksinimin që po zhvillohej në “Air Albania”, Rama tha: Do vazhdojmë me një numër tjetër të moshuarish që janë personalitete, që duhet t’i mbajmë sa më mirë dhe jo thjesht të kujtohemi kur vdesin e të mbajmë fjalim.

(k.m/dosja.al)