Kryemadhi: Urime Kurtit dhe Osmanit për fitoren

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka uruar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurtin për fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe po ashtu edhe Vjosa Osmanin, kandidaten për Presidenti.

Në mesazhin e saj të publikuar në Fb, Kryemadhi shprehet se mirëpret mundësinë që me qeverisjen e re të Shqipërisë të jemi krah për krah për bashkëpunim dhe integrim.

Kryemadhi shkroi: “Kosova dhe qytetarët e saj zhvilluan një proces zgjedhor shpresëdhënës këtë 14 shkurt, që edhe nën sfidën e pandemisë, u dominuan nga kultura demokratike për respektimin e vullnetit të sovranit.

Urime Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fitoren bindëse.

Suksese parlamentit dhe qeverisë së re, me bindjen se do t’i japin një ritëm më të shpejtë zhvillimeve pozitive për forcimin e shtetit të Kosovës dhe integrimit të tij në arenën ndërkombëtare.

Mirëpres mundësinë që me qeverisjen e re të Shqipërisë, të jemi krah për krah për bashkëpunim real dhe integrim në të gjitha planet me Kosovën, duke synuar një të ardhme më të mirë të qytetarëve tanë.”

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments