Basha uron për fitoren Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.

Aktualitet Politike

Lulzim Basha ka reaguar pas zgjedhjeve në Kosovë.

Me një mesazh në Twitter, Basha ka uruar për fitoren Vetëvendosjen, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.

Mesazhi i Lulzim Bashës:

Urime VV, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fitoren e zgjedhjeve. Kosova ka sfida të mëdha përpara.

Jam i bindur se partia fituese e zgjedhjeve dhe partitë e tjera do të arrijnë ti adresojnë dhe zgjidhin ato në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

Do të jem i lumtur të bashkëpunoj ngushtësisht me qeverinë e re të Kosovës, si sa i përket proceseve të integrimit euroatlantik dhe vijimit të njohjeve ndërkombëtare, ashtu dhe për zhvillimin ekonomik të të dy vendeve tona.