Balluku: Juve që ju ngeli mendja a mund t’ua bëj një xhiro me borepastruese…
Një video e xhiruar mbi borëpastruese nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka ngjallur shumë debate dhe akuza nga ana e opozitës.
Edhe ditën e sotme në senacën plenare, deputetja e opozitës Fatjona Dhimitri e akuzoi ministren se bën video si traktoriste, por e menjëhershme ka qenë edhe replika e ministres, e cila ka sqaruar pse video e djeshme ku informonte qytetarët për gjendjen e rrugëve është bërë në borëpastruese.
Balluku u shpreh se regjistrimi i asaj video në borëpastruese ishte i detyruar pasi në terren zëri i saj nuk mund të dëgjohej nga puna e këtyre mjeteve për të hapur rrugën, ndërsa ironizoi me deputeten dhimitri se mund t’ia bënte një xhiro nëse i kishte ngelur në mendje.
“Traktorist për juve duhet të jetë nder, mos e përdorni për sharje se ka shumë tarktoristë që punojn ëdhe mbajnë familjen me bukë. Detyra e dpeutetit është edhe të dilni në zonë dhe të mbështesni qytetarët në momentyet e vështira. Nuk e di nëse keni dalë në terren apo ishit duke shkruar këtë fjalimin pasionant që thatë. Juve që ju ngeli mendja te borëpastruesja mund t’ju bëj një xhiro edhe juve. Atë video e bëra në borëpastruese sepse në terren nuk dëgjohej zëri. Për cilën pandemi flet ti dhe si është menaxhuar pandemia dhe çfarë ke bërë ti përveçse ke sharë dhe mallkuar. Hape pak televizorin dhe shih se çfarë ndodh pas 10 vitesh në Aquila. Ne po mbarojmë shtëpitë në të gjitha zonat e goditura nga tërmeti. Mirë që nuk ndihmoni, të paktën kontribuoni në qetësinë e këtyre njerëzve. Ne bëjmë detyrën ndërkohë që ju hidhnei vrer e ndillni urrejtje. Ku doni të dilni me këtë?”, tha Balluku.