Mos gaboni se do e pesoni… !

Aktualitet

Perparim Peposhi

Njerezit ne kohen e Rilindasve po inatosen se nuk po ju dalin llogarite me naltmadhgjatin, jeta e tyre per keto 8 – vjet ka qen stres, vuajtje, varferi dhe depresion…

Diktatura e zgjedhur me voten 1 miljonshe ua ka nxi jeten, e them diktature pasi realisht eshte e tille, te kesh nen sqetulla te gjitha pushtetet ne 2021-shin, eshte me shume se diktature..kot themi liri se liri nuk kemi, kot themi demokraci se demokraci nuk kemi, kot themi se fjalen e kemi te lire se nuk e kemi, kot themi se kemi shtyp te lire se ate nuk e kemi.

Shtypi i sotem fle i qete ne folene e Rames, aty ka gjetur ngrohtesine dhe leh vetem kur i sulmojne te zotin. Ky popull nuk ze mend, kete deshi dhe ja ku e kemi, pse inatosemi vete me veten tani ? Jo me kot kerkon qe te bej nga nje spital ne tre muaj, dhe kete e ka me nje qellim te te na bej gjitheve per spital dhe deri diku ia ka arritur…Ndaj mos gaboni ta votoni.

Çdo mbjellesh do korresh, helm mbollem ne 2013 dhe 8-vjet ate konsumuam.. Ndaj mos gaboni ta votoni….Ne qofte se mendoni se hajt mor se do rregullohet, ta leme te qete te punoj dhe kete here, ju them me bindje se do gaboni po ta votoni !