Kryemadhi takim me votuesit për herë të parë në Pogradec

Politike

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ditën e sotme ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Pogradec që do të votojnë për herë të parë më 25 prill.

Kryemadhi shprehet se në programin e LSI-së është e rëndësishme sistemi arsimor.

Ndër të tjera ajo tha se fokusi i LSI edhe këto zgjedhje janë të rinjtë pasi 70-80% e votave rrjedhin nga moshat e 18 vjeç deri në 35 vjeç.

May be an image of 2 njerëz, people sitting, people standing dhe E brendshme

“Takimi me votuesit për herë të parë për ne është shumë i rëndësishëm dhe jo vetëm si takim por edhe puna që bëjmë si LSI dhe si LRI. Për ne shkatërrimi i sistemit do të thotë që nga shkatërrimi i shkollës, i sistemit arsimor i cili sjell pastaj të gjithë boshllëqet dhe goditjet që vijnë në shëndetësi ekonomi, etj. Unë dje kam qenë gjithë ditën në Fier, kam qenë në Patos, Roskovec dhe një nga problemet më të mëdha që kishin familjet atje ishte largimi i të rinjve.

May be an image of 2 njerëz, people sitting, people standing dhe E brendshme

 Ne në programin tonë kemi 5 propozime shumë të thjeshta ku kryesoret bazohen tek arsimi. Për ne programi Mëso dhe Fito është një nga politikat më të rëndësishme sidomos për shkollat profesionale dhe më pas është për të vazhduar dhe  me rritjen e buxhetit në arsim në mënyrë të tillë që të krijojmë hapësira jo vetëm për të zhvilluar infrastrukturën por dhe për pagesën e mësuesve në mënyrë të tillë që mësuesit të mos jenë më militantë politikë por  të jenë ata që do të edukojnë brezin  e ri.

May be an image of 1 person, sitting dhe E brendshme

 Ne jemi fokusuar gjatë gjithë këtyre ditëve me tryezën e arsimit për shkak të vetë pikave kryesore sepse për ne si LSI rinia është një nga pikat më të rëndësishme dhe energjia kryesore e jona. Jam shumë e privilegjuar duke pasur parasysh që 70-80% e bazës që votojnë LSI janë të rinjtë nga mosha 18 deri në 35 vjeç. Prandaj dhe fokusi i LSI është tek të rinjtë,” tha Kryemadhi.

May be an image of 2 njerëz, people sitting dhe E brendshme
May be an image of 1 person, sitting dhe E brendshme