Ish-kryeministri Sali Berisha, i pyetur për koalicionin mes Partisë Demokratike, ka vlerësuar rolin dhe fuqinë e LSI në zgjedhjet e kaluara, shpesh duke thyer edhe parashikimet.
Berisha tha se sulmet e kryeministrit Edi Rama ndaj aleatëve opozitarë, “vetëm sa i shtojnë elektoratin LSI-së”.
“LSI në çdo zgjedhje ka dalë më mirë se çfarë është parashikuar nga të tjerët. E vërteta. Këto sulmet e Edi Ramës, në një mënyrë apo një tjetër, vetëm sa i shtojnë elektorat LSI-së. Ky është mendimi im”, deklaroi Berisha gjatë një interviste në “A2”.
Total 0 Votes
0
0