Arrestohet Gjyqtarja Enkeleda Hoxha, avokati Aldo Tabaku dhe kryesekretarja e Gjykatës së Krujës

Aktualitet

Gjyqtarja Enkeleda Hoxha, avokati Aldo Tabaku dhe kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Ela Mallkuçi janë arrestuar mëngjesin e sotëm pas një urdhëri të lëshuar nga SPAK.

Lajmi është bërë i ditur nga burime policore.

Deri më tani mësohet se janë shoqëruar mbi 10 persona.

Operacioni është në vazhdim e sipër, ndërsa nuk ka shumë informacione në lidhje me të.

Deri më tani mësohet se arrestimet janë bërë për akuzën e korrupsionit.