Tom Doshi injoron ambasadoren Kim, regjistron në KQZ partinë e tij për zgjedhje

Aktualitet Politike

Pak ditë pasi ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim rikujtoi shpalljen e tij “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit duke kërkuar moskandidimin e tij në 25 Prill, deputeti Tom Doshi depoziton në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhje.

Kërkesa është bërë me statusin e kryetarit të Partisë Social Demokrate.

Ambasadorja Kim u rikujtoi partive politike të shmangin kandidimin e personave që kanë probleme me ligjin e dekriminalizimit.

Ndërsa autoritetet zgjedhore të Shqipërisë përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky njoftim, i bërë nga Sekretari Amerikan i Shtetit pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacioneve të marra. Sigurisht, votuesit shqiptarë meritojnë më shumë se kaq“, shkruante dy ditë më parë ambasadorja Kim.

Në prill 2018 Shtetet e Bashkuara i ndaluan hyrjen në SHBA Tom Doshit dhe familjarëve të tij.

Në vendimin e DASH thuhet se, “Në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë. Sekretari i Shtetit mund t’ia bëjë njoftimin zyrtarit privatisht ose në publik. Në bazë të njoftimit të sotëm, deputeti Doshi, bashkëshortja e tij Xhovana Doshi, vajza e madhe Briana Doshi, djali në moshë madhore James Doshi dhe fëmijët në moshë të mitur nuk lejohen të hyjnë në Amerikë”.

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama u përfshi në një përplasje publike me ambasadoren amerikane teksa u shpreh se partitë politike nuk janë polici dhe salla torturash.

Ne kemi ligjin, zbatojmë ligjin. Përgjegjësia e kujtdo që gënjen në vetëdeklarim, është përgjegjësi individuale jo partie!”, do të shprehej Rama.

“Partitë nuk janë drejtori policie, por verifikojnë sipas ligjit dhe sipas ligjit i kemi bërë verifikimet gjithmonë. Nuk kemi ndërmend të ngremë salla torturash në selitë e partive, nëse dikush fsheh diçka”, shtoi më tej kryeministri./oranews/

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments