Elona Guri shpërndan mesazhin e Yuri Kim për kandidatët

Politike

Drejtuesja e LSI në Qarkun e Durrësit, Elona Guri ka vlerësuar qëndrimin e Ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim për pastrimin e listave të kandidatëve nga njerëzit me precedentë kriminalë.

Duke publikuar në Facebook, mesazhin e Yuri Kim, Guri shprehet se “LSI ka si filozofi të saj përfaqësimin përmes figurave të reja, të papërlyera që nuk vihen në shërbim të mafias, por profesionistë dhe njerëz me integritet të lartë, me dëshirën e madhe për të ndryshuar Shqipërinë dhe për të shërbyer më së miri si zëri i vërtetë i shqiptarëve”.

Mesazhi i Elona Gurit në Facebook:

“SHBA dhe të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë kërkojnë nga “Rilindja” lista me kandidatë të pastër.

Ajo e mbushi Kuvendin e Shqipërisë dhe bashkitë e vendit me kriminelë e trafikantë duke njollosur demokracinë dhe duke ia lënë mafies të drejtojë jetën e shqiptarëve të thjeshtë.

Shqiptarët meritojnë më shumë se kaq, ata meritojnë që të përfaqësohen nga njerëz me integritet dhe me vlera të larta njerëzore.

LSI ka si filozofi të saj përfaqësimin përmes figurave të reja, të papërlyera që nuk vihen në shërbim të mafias, por profesionistë dhe njerëz me integritet të lartë, me dëshirën e madhe për të ndryshuar Shqipërinë dhe për të shërbyer më së miri si zëri i vërtetë i shqiptarëve.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments