Albano Carrisi promovon librin e tij në Shqipëri ‘Nëna ime origjina e botës sime’

Është promovuar në Vlorë, libri i këngëtarit të njohur italian Albano Carrisi, “Nëna ime, origjina e botës sime”.

I përkthyer nga Zenepe Luka, botimi i librit u sponsorizua nga Birra Korça dhe presidenti i saj, Irfan Hysenbelliu. Promovimi shënoi edhe 25-vjetorin e shoqatës Kulturore “Albano Dhe Romina Pauer”, ndërsa aktiviteti u përshëndet nga këngëtari përmes një video-mesazhi

“Keqardhje që në këto momente nuk mund te jem mes jush sot. Ju falënderoj pa masë, për botimin e librit tim”, tha Carrizi.

Zenepe Luka kujtoi lidhjet e Albano Carrisit me Shqipërinë, që nisin me të atin dhe më tej duke falënderuar sponsorin, foli për librat shqip të këngëtarit të njohur italian.

Libri tregon raportin e Albanos me nënën e tij. Ky është i vetmi libër i Carrizit i botuar me sponsor, pasi të tjerët kanë parë dritën e botimit me borxhe”, tha përkthyesi Luka.

Libri u promovua në ambientet e një ekspozite, që shfaq ardhjet e tij në Shqipëri, në 30 vitet e fundit, që nga vizitat e koncertet e deri të marrja e pasaportës shqiptare.

Libri i tij për nënën është botuar me rastin e 1-vjetorit të ndarjes së nga jeta të nënës së tij. Ai shpërfaq raportin e artistit me të ëmën. Aktiviteti u moderua nga Silvana Braçe.

Fjala e plotë e mbajtur nga Albano, në gjuhën shqipe:

Sot është 25 vjetori i shoqatës  “Albano e Romina-  Fans Club”. Nismëtarja është mikesha ime  Zenepe Luka. Ka qenë idea dhe fruti i saj, që më bëri edhe shtetas shqiptar me pasaportë shqiptare. Njëkohësisht organizimin e përvjetorit të festës të shoqatës po e organizon Zenepe Luka, por unë nuk mund  të jem aty mes jush sot, por me këtë rast dua të falënderoj të gjitha ata që kanë kontribuar për shoqatën dhe ata që dhanë kontributin për organizimin e kësaj feste.

Dua të falënderoj “Birra Korça” dhe pronarin e saj Irfan Hysenbelliu, që ka qenë sponsor i librit tim, të cilin e ka përkthyer mikesha ime Zenepe Luka.

Ju faleminderit dhe ju uroj të gjithëve dhe shëndet. Faleminderit të gjithë juve. Mirupafshim

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments