Z. Kryeministër përse nuk bëni një debat televiziv me kryetarin e opozitës?

Aktualitet Politike

Nga Gerti Fregjaj

Të krahasoni programet, të mburreni për arritjet tuaja gjatë 2 mandateve..96 muajve suksese pa ndalim.. do na gëzonit pa masë.. do na qetsonit paksa ..
Jo për gjë po nuk mbushet barku bosh me batuta, humor, oratori, tallje, nerva.. etj..
Nuk ndërtohen shtëpitë e shembura të shqiptarëve nga aleancat me miliardera apo me qiraxhinj apo servila tenderash..që bëni ju Z. Kryeministër..
Nuk sjellin asnjë zhvillim për vendin, shqiptarët blerja e televizioneve, gazetarëve..
Nuk sjell zhvillim të talleni me opozitën Z. Kryeministër…
Duam më shumë se kurrë ndryshim, shpresë, alternativë, mundësi zhvillimi, siguri për të vegjlit tanë, siguri për familjen..
Duam të shporret kjo gjendje depresive e cila ka mbërthyer vendin Z. Kryeministër..
Nuk po flas për përgjimet të kryera nga antimafia italiane ku pasqyrohet qartë bashkpunimi kokë e këmbë e shtetit shqiptar me mafian italiane nesër harrohet..del skandal tjetër dhe nuk meret parasysh sigurisht..
Nejse më falni se ju shqetsova, e di që nuk do e lexoni ndonjëherë ktë mesazh..por e ndjeva ta shkruaja.. nuk kam filluar të flas me vete sigurisht, akoma jo të paktën.
por të jeni i bindur Z. Kryeministër se shumica e shqiptarëve flasin me vete sepse ndihen më vetëm se kurrë.. e më me shumë halle se kurrë më parë..
Ky vend ka më shumë se kurrë nevojë për dashuri, përkushtim, besë, sinqeritet, mbajtje premtimesh.
Ky vend ka nevojë për çdo gjë por jo për ju Z. Kryeministër, as për shërbëtorët tuaj që e keni kthyer ktë vend në të pabanueshëm për shumicën dërrmuese të shqiptarëve të cilët zgjidhjen e shohin jashtë vendit të tyre me lot në sy dhe pa shpresë..
Është koha që gjithsecili nga ne të mendojë për familjen e tij, për interesin e tij, për sigurinë, arsimin, ekonominë, shëndetsinë.. me arrogancë madje.. ne nuk mund të jemi më skllevërit dhe të keqtrajtuarit e një të çmenduri, antishqiptarë..
Koha duhet të jetë e familjes, vlerave, koha duhet të jetë e vendit me 1 milion të mira por e cila ndodhet në varfëri ekstreme në çdo drejtim.