Zgjodha të kandidojë në Elbasan sepse është 20 minuta larg Tiranës

Politike

Rudina Hajdari, pak kohë më parë lajmëroi se do të kandidojë për deputete në zgjedhjet e 25 prillit, në Qarkun e Elbasanit nën siglën e Nismës Thurje.

E pyetur sot se përse zgjodhi Elbasanin, Hajdari tha se ky qark është 20 minuta larg Tiranës dhe duhet të ketë më shumë vëmendje. Sipas saj, rrënjët e saj janë atë qytet.

“Është një qark 20 minuta jashtë Tiranës dhe duhet të ketë më shumë vëmendje. Duke parë dhe rrënjët që kam aty. Potencialin ekonomik që ka. Dhe shumë gjëra të tjera për të cilat ne duhet të punojmë fort për ti dhënë një fytyrë më të bukur, për të gjithë ata elbasanllinj që duan të qëndrojnë aty”, tha ajo për Report Tv.

Ndërkohë, e pyetur nëse e shihte si sfidë kandidimin përballë Tulant Ballës nga PS dhe Gazment Bardhit nga PD, Hajdari u shpreh:

– E shikoj si një sfidë që duhet patjetër punuar. Ata nuk kanë përmbushur premtimet që kanë bërë gjatë fushatave elektorale. Kjo më jep besim për të krijuar një profil sa më të besueshëm. Qarku i Elbasanit është një nga qarqet më të varfëra.

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments