Mbërrin në Shqipëri dosja e plotë e përgjimeve të ‘Ndrangheta-s’

Aktualitet

Pas kërkesës për informacion të autoriteteve shqiptare, mësohet se prokuroria e antimafias i ka vënë në dispozicion të gjithë materialin e kërkuar nga SPAK. Ky i fundit ka nisur hetimet kryesisht lidhur me dyshime se aktiviteti i Ndraghetës mund të jetë i shtrirë dhe në Shqipëri, dhe nëse janë të përfshirë zyrtarë shqiptarë.

Dosja voluminoze, me informacionet e dhëna nga Antimafia është përcjellë në ministrinë e Drejtësisë dhe është duke u përkthyer nga përkthyes të licensuar në këtë institucion, bëjnë me dije burimet për Fax neës .

SPAK ka regjistruar procedimin për katër akuza përfshirë dhe atë të ”korrupsionit në radhët e funksionarëve publikë”, ndërkohë që prokurorët e çështjes do të verifikojnë nëse ka prova të tjera plotësuese, mes krerëve të grupit Ndragheta, dhe zyrtarëve në Shqipëri, pasi nga përgjimet lihet të kuptohet se ata kanë pasur si qëllim pjesmarrjen në tendera dhe ndërtime në vendin tonë, për të pastruar paratë e përfituara nga aktiviteteti kriminal.

Prokurorët e SPAK kanë përfunduar ditën e djeshme takimin me homologët e tyre italian, pas regjistrimit të procedimit penal përsa i përket çështjes së përgjimeve.

Prokuroria është e rezervuar përsa i përket detajeve se çfarë është folur e çfarë kërkese i kanë bërë ata përsa i përket kesaj çëshjeje, por sipas burimeve ata kanë kërkuar materiale në lidhje me personat që kanë dalë në pergjime.

Materialet do të verifikohen nga ana prokurorëve dhe me pas ato do vendosin nëse do kete emra konkrete përsa i përket 4 veprave penale që institucioni i akuzës është duke hetuar për këtë çështje.