Hajdari: Kam bërë kurs për të mbajtur fjalimet në Kuvend

Aktualitet

Deputetja Rudina Hajdari ka bërë kurs trajnimi për të realizuar fjalimet e saj në Kuvend. E ftuar në “Rreze Dielli” në Report Tv, Hajdari tha se donte të performonte në mënyrë perfekte dhe është marrë goxha me veten.

“Në fillim po, ka qenë një periudhë sidomos fakti që erdha nga një periudhë shumë e gjatë jashtë dhe nuk isha shumë e ambientuar me mënyrën se si jepeshin fjalimet apo edhe emocionet që kisha normalisht të gjitha këto I ndjeja si përgjegjësi dhe peshë të madhe që duhet patjetër të performoja në një mënyrë perfekte dhe kjo e bëri pritshmërinë më të lartë dhe u mora goxha me veten. Pastaj mësohesh dhe kupton që edhe gabimet janë pjesë e jetës edhe nuk besoj se nuk ndikohem aq shumë pra dhe nga kritikat” u shpreh deputetja e opozitës Rudina Hajdari.

Më herët, ajo tha se gafat në Kuvend i kanë ndodhur pasi ka qenë duke folur në këmbë. E kundërta do të kishte ndodhur tha ajo, po të kishte folur nga karrigia.

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments