Vangjel Tavo: Të ndalet presioni ndaj votuesve nga individëve me rekorde kriminale

Aktualitet Politike

Ish-deputeti i LSI-së Vangjel Tavo,me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se duhet që të ndalet kriminalizimi i Policisë së Shtetit.

Tavo thekson se i duhet thënë “ndal” presioneve ndaj votuesve përmes individëve me rekord kriminal të cilët mbahen nën mbrojtjen e Ministrit të Brendshëm.

Postimi i ish-deputetit të LSI-së Vangjel Tavo:

NDAL kriminalizimit të Policisë së Shtetit.

NDAL presioneve ndaj votuesve përmes individëve me rekord kriminal të cilët mbahen nën mbrojtjen e Ministrit të Brendshëm.

Thirrja e zgjedhjeve të fundit e Kryeministrit drejtuar oficerëve të policisë  “Hiqni kapelet dhe shkoni e bëni fushatë” po përsëritet.

Tashmë kanë marrë nën tutelë edhe drejtues e ish-drejtues së policisë së shtetit, e individë kontrabandistë, për të intimiduar njerëzit e thjeshtë.

“Rilindja” jo vetëm nuk e dëgjon apelin e fortë të përfaqësisë së SHBA në Tiranë për t’i qëndruar larg kriminalizimit por e sfidon atë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, publikisht dhe duke vënë në zbatim skema për të kriminalizuar procesin zgjedhor.

Ne kemi prova se kush jeni.

Ne jemi në dijeni të çdo lëvizje tuajën.

Do mbani përgjegjësi një më një për çdo paligjshmëri tuajën dhe për intimidim të banorëve.

Faktet do i bëjmë publike shumë shpejt.

Nuk e frikësoni dot qarkun e Gjirokastrës, qofsh Kryeministër, Ministër, apo me uniformë policie.

Ju ka zënë paniku i madh nga largimi i sigurtë.

Jeni të pashpresë e nuk ka asgjë që t’ju ngushëllojë.

Edhe 81 ditë banorë të qarkut të Gjirokastrës.

Edhe 81 ditë banorë të mbarë vendit.

Dhe sekti i “Rilindjes” do shporret përgjithmonë e do paguajë për të gjitha fajet, dëmet, dhe borxhet që i kanë shqiptarëve.

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments