Prodhonin dhe shisnin vaksina të rreme, shkatërrohet grupi kriminal

Bota

Policia kineze ka shkatërruar grupin kriminal prej 80 anëtarësh që prodhonin dhe shisnin vaksina të rreme kundër koronavirusit.

Sipas mediat kineze, grupi që udhëhiqej nga burri i identifikuar si Kong ka qenë aktiv që nga shtatori i vitit të kaluar. Vaksinat e rreme dyshohet se janë shitur edhe në vendet fqinje.

Policia ka sekuestruar më shumë se 3 mijë vaksina të rreme. Zëdhënësi i ministrisë së Punëve të Jashtme, Wang Wenbin, ka bërë të ditur se Kina tashmë ka njoftuar shtetet relevante për situatën e krijuar.