Fushata/ Taulant Balla i kosit barin në oborrin e një zonje në Mollas të Cërrikut.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar një foto duke kositur barin në oborrin e një zonje në Mollas të Cërrikut.
Bashkëngjitur fotos, Balla ka shkruar një thënie të Çajupit: “Burrat nën hije, lozin, kuvendojnë, pika që s’u bie, se nga gratë rrojnë!”.
Kohët e fundit Balla është rikthyer në vendlindjen e tij, ku ka filluar edhe takimet me banorët e zonës për fushatën e zgjedhjeve.
Balla është angazhuar në qarkun e Elbasanit për zgjedhjet e 25 prillit dhe pritet të jetë në krye të listës.
Total 0 Votes
0
0