Belind Këlliçi: Jam thellësisht i prekur nga besimi që m’u dha

Politike

Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi, njoftoi sot se atij i është besuar drejtimi i fushatës elektorale të PD në periferitë e Tiranës: Kombinat, Unazë e Re, Kashar, Yzberisht, Yrshek, Mëzez, Vaqarr, Pezë e Ndroq

Në një mesazh drejtuar qytetarëve sot, Këlliçi shprehet:

“Jam jashtëzakonisht i emocionuar dhe ndoshta fjalët nuk i bashkoj si ma do zemra, por do të përpiqem t’ju shpreh atë që ndjej brenda vetes. Kryetari i PD Lulzim Basha më besoi një përgjegjësi të madhe me drejtimin e fushatës në Kombinat, Unazë e Re, Kashar, Yzberisht, Yrshek, Mëzez, Vaqarr, Pezë e Ndroq.

Jam thellësisht i prekur nga besimi që m’u dha, dhe do të bëj gjithçka, do të angazhohem me mish e me shpirt, për të sjellë ndryshimin që pret sot Tirana dhe e gjithë Shqipëria.
25 prilli nuk është thjesht një ditë në kalendar. Është një thirrje mbarëshqiptare për demokraci, për shtet dhe dinjitet. Është mundësia e vetme për të ndalur shpërfytyrimin e atdheut tonë në një tokë të shkretuar, pa rini, pa shpresë, pa shqiptarë. Shqipëria rrezikon të gremiset, të humbë një gjeneratë të tërë rrugëve të botës. Jam kthyer në rrënjët e mia pas studimeve në SHBA, se besoj tek atdheu im dhe njerëzit e këtij vendi.

Falenderoj me përulësi Lulzim Bashën që më dha një mundësi të madhe duke më caktuar këtë përgjegjësi dhe besoj se me të në krye dhe Partinë Demokratike, ne do ti japim Shqiperisë ndryshimin e shumëpritur dhe shqiptarëve mundësi për të jetuar me dinjitet në vendin e tyre.

Me të rinjtë dhe të rejat e Tiranës dhe Shqipërisë, ne do ti prijmë ndryshit. Si gjithmonë, si në çdo aksion, protestë e kudo, bashkë me të rinjtë e FRPD, do të jemi në rreshtin e parë duke luftuar për çdo të ri dhe të ardhmen e vendit tonë.

Më 25 prill Rama humb dhe Shqipëria fiton.

Falenderoj çdokënd që më ka thënë një fjalë të mirë e që më ka inkurajuar në rrugëtimin tim. Falenderoj çdokënd që s’më është ndarë me kritika, sepse kam mësuar të dëgjoj këdo që mendon ndryshe nga unë. Mbi të gjitha falenderoj çdo të ri të FRPD, që ka sakrifikuar me mish e me shpirt gjatë këtyre viteve. Do i nis takimet elektorale pikërisht me ju. Për të kërkuar çdo votë për ndryshimin dhe Shqipërinë që kam ëndërruar që fëmijë.

Faleminderit 1000 herë! Ndryshimi po vjen. Shqipëria do të fitojë!” perfundon Këlliçi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *