Rama merr dozën e dytë në ambientet e sadiumit kombëtar Air Albania.

Aktualitet

Kryeministri Rama dhe shefja e Infektivit Najada Çomo sapo kanë marrë dozat e dyta të vaksinës, në ambientet e sadiumit kombëtar Air Albania.

Rama zbuloi se Pfizer ka njoftuar se brenda muajit shkurt do vijnë 40 mijë dozat e tjera.

“Kemi hyrë në zbatimin e kontratës me Pfizer. Dje kanë ardhur dozat që kanë hapur rrugën. Nëse i shohim numrat ngushtë dhe nuk shohim gjithë planin, atëherë patjetër që duken shumë pak. Në fakt, e para të mos harrojmë që në rajon jemi i vetmi vend bashkë me Serbinë që ka hyrë në zbatimin e kontratës dhe ka filluar vaksinimin për mjekët dhe infermierët.

Së dyti, fushata e vaksinimit në krejt Europën është kaotike. Kemi parë që vende të mëdha dhe vet BE, që kanë filluar kërcënimet për ndjekjen në rrugë gjyqsore të kompanive. Kërkesa është shumë e madhe dhe oferta është shumë e viogël. Dje në darkë vonë kemi marrë konfirmimin nga Pfizer se në mesin e shkurtit do vijën 10.000 mijë dozat e parashikuara, dhe brenda shkurtit do vijën 30.000 dozat e tjera.

Ne jemi gati të vaksinojmëë të gjithë m,jekët dhe infermierët dhe më pas të fillojmë me ata që janë në noshë më të thyer”, tha Rama.

Gjithashtu, nga radhëët e mjekëve kanë marrë injeksionin e dytë dhe mjeku Tritan Kalo e Najada Çomo, ndërsa mjeku Pëllumb Pipero mungon sepse është i prekur me Covid-19. Edhje mjekët e tjerë po marrin injeksionet e dyta.

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments