Dyqani i Ndraghetës, Rama: Bëni rrëmujë për 44 mijë lekë kominoshe

Aktualitet Politike

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur dokumentin ku ai kishte nënshkruar marrëveshje me dyqanin Gallo në ish-Bllok.

Rama tha se mediat e kanë bërë zhurmën për vetëm 44 mijë lekë të reja, duke njollosur edhe imazhin e vendit.

“44 mijë lekë kominoshe në një dyqan, kështu e bëmë ne këtë vend, dhe me kontributin tuaj. Të gjitha këto mblidhen dhe shkojnë te ata koordinatorët europianë që bëjnë politikë për punën e tyre atje”, tha Rama.

Biznesmeni italian Antonio Gallo u bë i njohur në Shqipëri për shkak të përgjimeve nga antimafia italiane, që e lidhnin atë me disa politikanë shqiptarë.

Më pas u zbulua që ky biznesmen zotëronte edhe një dyqan veshjesh në zonën e ish-bllokut, ku sipas bilanceve të publikuara në QKB, ky biznes ka dalë me humbje për disa vite.

Ndërkohë është publikuar edhe një dokument ku Ministria e Jashtme shqiptare ka blerë mallra me vlerë 440 mijë lek të vjetra, me rrobat që janë marrë në 28 dhjetor 2020 dhe pagesa është bërë në 21 janar të këtij viti.

Nuk dihet nëse ka të tjera marrëveshje mes kësaj ministrie dhe dyqanit, por ky dokument i dalë deri më tani është shfaqur si superskandal në disa medie të tjera, edhe pse janë blerë rroba me një vlerë prej 440 mijë lekësh të vjetra.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments