AktualitetPolitike

Basha: Koalicioni ynë bashkë me LSI-në, do të largojë Ramën! Ka mbaruar! (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka dhënë përgjigje pyetjes së një gazetari  lidhur me aleancën e PD-së me LSI, pas një deklarate provokative që hodhi sot në media, kreu i qeverisë Edi Rama.

Gazetari pyeti: “ Kryeministri Rama ka deklaruar sot se në marrëveshjen e vitit 2017 që ju dhe Rama keni bërë ka pasur një qëllim të vetëm… po citoj kryeministrin “për ta çuar LSI-në për skrap”. Ka qenë ky realisht, qëllimi i asaj marrëveshjeje?

Lulzim Basha u përgjigj: “Jua dhashë që në fillim, është kaq i lodhur, se çfarë thotë sot nuk e thotë nesër. Sa herë do ta kapni ju duke gënjyer dhe duke përgënjeshtruar veten e tij, shumë shpejt do të fillojë duke thënë të njëjtën gjë në mëngjes, në darkë dhe ta përgënjeshtrojë të nesërmen e pastaj do të përgënjeshtrojë veten e tij brenda ditës. Nuk mban më Rama! Ka mbaruar! Është e shkuara, prandaj s’po merrem me të më. Boll ju vjedh kohë ju dhe shqiptarëve dhe kaq javë sa I kanë mbetur dhe tani duhet të merremi me të ardhmen.

Dhe në të ardhmen koalicioni që unë drejtoj bashkë me LSI-në dhe gjithë partitë e tjera, hapi i parë që do të hedhim bashkë me të gjithë shqiptarët, do të largojmë Edi Ramën më 25 prill dhe pas kësaj do të nisim zbatimin e planit tonë të punës, që do të sjellë ndryshim real dhe te prekshëm, jo mrekulli, por normalizim dhe shanse për mirëqenie. Nuk kam premtuar dhe nuk premtoj mrekulli, por marr angazhime të realizueshme që bëjnë të mundur që Shqipëria të fitojë përmes këtij plani në ekonomi, shëndetësi,në të gjitha fushat. “

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?