Ekzekutim mafioz në Fier/ Viktima ende brenda në makinë (Emri)

Aktualitet

Shkëlzen Kastrati raportohet se është personi që ka mbetur i vdekur paraditen e sotme në Fier, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Fillimisht është raportuar për një aksident pasi autorët i kanë zënë pritë viktimës me një mjet luksoz tip Mercedes Benz CLS. Kur Kastrati ka dalë nga rrethrrotullimi i Sheqit me mjetin e tij tip Mercedes Benz ML, është përplasur dhe më pas është qëlluar me armë.

Nga fotot shihet se forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. Personi i vrarë ndodhet brenda mjetit të tij tip Mercedes Benz ML. Në zonën ku ka ndodhur ngjarja, vendi i quajtur rrethrrotullimi i Sheqit, janë grumbulluar shumë qytetarë.

Ndërkohë, pak më parë është gjetur dhe në afërsi të fshatit Mbrostar një mjet tjetër luksoz tip Range Rover, të cilit i kanë vënë flakën në një fushë pranë vendit ku po ndërtohet spitali i ri i Fierit. Sipas burimeve, mjeti ti[p Range Rover është pikërisht i personave që i zunë pritë dhe ekzekutuan Shkëlzen Kastratin.

Viktima mendohet se është rreth 40 vjeç, me origjinë nga Kukësi. Vrasja e tij dyshohet paraprakisht se është bërë për hakmarrje.

“Sot rreth orës 10:30, në vendin e quajtur “Ura e Sheqit”, një shtetas i paidentifikuar, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. K., i cili ka qënë në automjetin tip “Benz”. Autori është larguar nga vendngjarja me një automjet tip “Range Rover”, i cili u gjet nga shërbimet i djegur te vendi i quajtur “Mbikalimi i Baltzës”, njofton Policia.

Screenshot_8_copy.jpg
Screenshot_1_copy.jpg
Screenshot_4_copy_copy.jpg