Bujar Asqeriu merr pjesë në takimin e PD në Vlorë

Politike

Aktori Bujar Asqeriu ka qënë i pranishëm në Vlorë, aty ku ka marrë pjesë në një takim elektoral të drejtuesit të qarkut të PD, Bujar Leskajt me shoqërinë civile.

Asqeriu që mban edhe titullin “Nderi i Kombit” foli për gjendjen në qytetin e Vlorës, Vlorën e fasadave dhe jo të thelbit; Vlorën e bojatisur, por të ndryshkur; theksoi nevojën e punës me përkushtim e ndershmëri, si edhe nevojën e afrimit dhe punës me elektoratin gri.

Në takim ishin të pranishëm shumë figura të njohura intelektuale nga qyteti i Vlorës. Leskaj u shpreh se Partia Demokratike ka qenë gjithmonë e vëmendshme ndaj mendimeve të intelektualëve. Leskaj tha se në këtë takim u diskutuan probleme nga qytetarët, u dhanë mendime dhe sugjerime nga ana e tyre. “Partia Demokratike gjithmonë e ka dëgjuar, vlerësuar e zbatuar mendimin e intelektualëve. Si parti që lindi prej studentëve e intelektualëve, bashkëpunimin me ta PD e ka pasur gjithmonë konstant dhe mendimet e vyera të tyre ajo ia ka bashkangjitur programit të saj.

POSTIMI I BUJAR LESKAJ:

Angazhimi qytetar i intelektualëve për Vlorën
Partia Demokratike gjithmonë e ka dëgjuar, vlerësuar e zbatuar mendimin e intelektualëve.Si parti që lindi prej studentëve e intelektualëve, bashkëpunimin me ta PD e ka pasur gjithmonë konstant dhe mendimet e vyera të tyre ajo ia ka bashkangjitur programit të saj.Duke pasur parasysh këto parime, por edhe respektin tim të thellë për intelektualët e qytetit të Vlorës, së bashku me Forumin e Intelektualëve dhe Shoqërisë Civile konkretizuam idenë e hershme të organizimit të një takimi, për të diskutuar për problemet e qytetit, propozimet që ata kanë dhe mënyrën e zbatimit të tyre, jo vetëm tani në fushatë, por edhe pas fitores së 26 prillit.
Në takim morën pjesë intelektualë nga fusha të ndryshme; pedagogë të Universitetit “Pavarësia”, arsimtarë, mjekë, arkitektë, inxhinierë, historianë, poetë e shkrimtarë, studiues, etj.
Në fjalën hapëse paraqita një platformë të detajuar të bashkëpunimit të Partisë Demokratike me intelektualët e Vlorës, bashkëpunim, i cili do të jetë po kaq i përgjegjshëm, i hapur, transparent e intensiv edhe në vijimësi.
Në platformën që paraqita u ndala në faktin që Partia Demokratike është partia e intelektualëve, që mbështetet në integritetin e tyre, pavarësinë e mendimit, vizionin, idetë dhe sugjerimet e tyre. Është një raport i ngritur mbi respektin reciprok lirshmërinë e mendimit dhe kontributin e ndërsjellte.
Për Partinë Demokratike intelektualët janë një aset i çmuar dhe janë jo vetëm bashkëhartues, por edhe bashkëzbatues të programit politik, ekonomik e social, në veçanti në atë program të zhvillimit të Vlorës, që është derivim i programit kombëtar të PD.
Theksova se: “Qëllimi i bashkëpunimit do të jetë afatgjatë dhe i qëndrueshëm, një bashkëpunim me synimin që të gjenerojë ide, të shtrojë alternativa, të nxisë zhvillimin, të sugjerojë e të japë zgjidhje konkrete të problematikave të Vlorës.
Ky është një forum i hapur, produkti i të cilit do të jetë pa ngjyra, pa kufij politikë, por me kornizë qytetare, me etikë morale e verbale. Forumi i Intelektualëve, së bashku me Forumin e Gruas dhe atë Rinor, do të jenë shtyllat ku do të mbështetemi në punën tonë, jo vetëm gjatë fushatës, por edhe në vazhdimësi.
Ftesa është e hapur për të gjithë ata intelektualë, ekspertë, inxhinierë, të cilët po krijojnë dhe zhvillojnë jetën sa civile aq edhe ekonomike të qytetit të Vlorës.
Nga një bashkëpunim i tillë fitojmë të gjithë, fiton Vlora, Fiton Shqipëria!”
Më pas, drejtuesi i Forumit, z. Vilson Haxhiraj, theksoi nevojën e bashkëpunimit të PD me intelektualët dhe shoqërinë civile, si domosdoshmëri për ndalimin e vendosjes së autoritarizmit në Shqipëri.
Shumë vëmendje tërhoqi fjala e artistit të njohur, Bujar Asqeriu, Nder i Kombit.
Zoti Asqeriu foli për gjendjen në qytetin e Vlorës, Vlorën e fasadave dhe jo të thelbit; Vlorën e bojatisur, por të ndryshkur; theksoi nevojën e punës me përkushtim e ndershmëri, si edhe nevojën e afrimit dhe punës me elektoratin gri.
Pedagogia Zamira Sinaj theksoi nevojën e bashkëpunimit pa ngjyrim politik të intelektualëve në dobi të qytetit.
Laureta Petoshati solli shqetësimin e saj për humbjen e kujtesës, indenditetit historik e kulturor të qytetit të Vlorës, si edhe afrimin e krijuesve, në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet në të gjitha fushat e jetës shpirtërore të qytetit.
Në takim folën edhe poetja Anila Toto; znj. Monika Hasani, Shefe e Katedrës së Letërsisë në Universitetin “Ismail Qemali”, e cila ngriti problemin e teksteve shkollore, të cilat nuk i përgjigjen nevojave të kohës.
Studiuesit dhe historianët Shpresim Kasaj dhe Nasip Xhelili folën për vlerat historike e etnografike të qytetit dhe figurave të shquara të tij.
Ish –deputeti dhe ish- kryetari i bashkisë së Vlorës përgëzoi këtë iniciativë dhe theksoi nevojën e një bashkëpunimi më të ngushtë ndërmjet PD dhe intelektualëve të Vlorës.
Në takim u përcoll dhe një përshëndetje nga Nestor Jonuzi, Piktor i Popullit dhe Nder i Kombit.
Të pranishmit mbështetën njëzëri projektin që parashtrova për ruajtjen e idenditetit të qytetit dhe ngritjen e Shtëpisë ku u shpall Akti i Pavarësisë së Shqipërisë në 1912 si dhe idenë e ngritjes të një muzeu për Kosovën, në nderim të Hasan Prishtinës, Isa Boletinit dhe luftëtarëve që erdhën në Vlorë në mbështetje të qeverisë së Ismail Qemal Vlorës.
Gjeta mbështetjen e tyre që, Forumi i Intelektualëve dhe Shoqërisë Civile, së bashku, me Bordet që janë ngritur pranë Shtabit Qendror të PD, të organizojmë konferenca modeste shkencore për ndarjen territoriale, arsimin, përkrahjen e njerëzve në nevojë, turizmin, trashëgimninë kulturore, etj.

(a.b)/dosja.al

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments