Basha: Ja si do të bëhet rimbursimi i ilaçeve me planin e PD

Politike

Lulzim Basha ka prezantuar sot programin e PD-së për shëndetësinë, që sipas tij do të vihet në zbatim pas ardhjes në pushtet pas 25 prillit.

Gjatë fjalës së tij Basha tha se shqiptarët me këtë plan do të shpenzojnë më pak para nga xhepi i tyre për shëndetin. Po ashtu Basha u ndal dhe tek rroga e mjekëve dhe infermierëve që sipas tij do të ketë rritje, madje ka sqaruar dhe skemën e rimbursimit të ilaçeve.

“Ja cilat janë pikat kryesore të planit tonë:
Pacienti do të vendoset në qendër të sistemit sipas parimit “paraja ndjek pacientin.” Ju vetë do të zgjidhni mjekun e familjes, klinikën, apo spitalin ku doni të kuroheni.
Spitalet publike do të riorganizohen duke dhënë autonomi menaxheriale, për të rritur kujdesin dhe aftësinë për t’ju shërbyer ju sa më mirë.
Do të ketë paga dinjitoze për mjekët dhe infermieret.
Në programin tone Shqipëria fiton Shëndetësinë, paga e infermiereve do të behet 700 Euro dhe e mjekëve do te behet 1200 Euro.

Në këto kohë të vështira ne e pamë, se pavarësisht se ishin lënë pas dore, ata ishin heronjtë tanë! Ata luftuan për ne, për të afërmit tanë, në vijën e parë! Dhe e meritojnë!

Ne do të rrisim numrin e mjekëve dhe do të hapim një fakultet të ri mjekësor në Shqipëri.
Ne do të sigurojmë menjëherë bazën ligjore dhe do të ushtrojmë kontroll të plotë që në Shqipëri të shiten vetëm ilaçe të cilësisë së lartë të standardit të vendeve europiane.

Ilaçet do të rimbursohen sipas diagnozës dhe jo sipas skemës aktuale kufizuese që lë jashtë saj shumë medikamente për njerëzit dhe i detyrojnë ata të paguajnë nga xhepi.

Riorganizmi i shërbimit të shëndetit publik do të bëhet sipas standardeve ndërkombëtare, në mënyrë që të jemi të përgatitur të përballojmë me sukses edhe sfidat e së ardhmes.
Programi ynë Shqipëria fiton Shëndetësinë ka në fokus dhe kujdeset për shëndetin e secilit prej jush dhe brezave që vijnë.
Pas fitores së zgjedhjeve do ta shërojmë vendin dhe të gjithë do të jemi më mirë.
Do të kemi kujdes shëndetësor më të mirë.
Do të kemi më shumë mjekë dhe infermierë në Shqipëri, në spitalet dhe qendrat tona shëndetësore.
Mjekët dhe infermieret nuk do ta braktisin më vendin, sepse me planin tonë Shqipëria fiton shëndetësinë, do t’ia vlejë të punojnë në vendin e tyre.
Dhe do të shpenzojmë më pak para nga xhepi për shëndetin dhe për mjekësinë!”, tha Basha.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments